Arbëri

Kurti për televizionin serb N1: Në qeverinë time do të ketë ministër të përkrahur nga Lista Serbe, por jo si pjesë e koalicionit

Foto: N1
 

Në qeverinë e re të Kosovës, Lista Serbe do të jetë në opozitë, ndërsa fakti se një ministër duhet të jetë nga pakica serbe nuk nënkupton se ai do të jetë në koalicion.

Kështu ka thënë lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një intervistë për televizionin serb N1.