Arbëri

IKD: Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial përballen me joefikasitet e mungesë të llogaridhënies

Foto: Koha/Ilustrim
 

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, ka publikuar raportin “Progresi dhe regresi i Këshillave: Raport i monitorimit të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial.

Hulumtimet e IKD-së tregojnë se Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit 2019 janë përballur me mungesë efikasiteti, llogaridhënie dhe integriteti në ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.