Arbëri

Vendoset gurëthemeli për kishën e re katolike në Ulqin

 

Në Fushën e Ulqinit të martën u shënua fillimi i ndërtimit të kishës katolike në Ulqin, e cila i është dedikuar klerikut Vinçens Prenushit dhe 37 shokëve të tij – martirëve, të cilët ishin viktima të diktaturës komuniste.

Gurëthemelin solemnisht e vendosën arqipeshku i Tivarit, monsinjor Rrok Gjonleshaj dhe përfaqësuesi i Komunës së Ulqinit Aleksander Daboviq.