Në Fushën e Ulqinit të martën u shënua fillimi i ndërtimit të kishës katolike në Ulqin, e cila i është dedikuar klerikut Vinçens Prenushit dhe 37 shokëve të tij – martirëve, të cilët ishin viktima të diktaturës komuniste.
Gurëthemelin solemnisht e vendosën arqipeshku i Tivarit, monsinjor Rrok Gjonleshaj dhe përfaqësuesi i Komunës së Ulqinit Aleksander Daboviq.
Në emër të administratës lokale dëshirat më të mira me rastin e fillimit të ndërtimit të objektit fetar i dëshiroi nënkryetarja e Komunës Hadixha Gjoni, ndërsa në emër të Kishës Katolike në Shqipëri monsinjori i Shkodrës Angjelo Massafra.
Në këtë solemnitet ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e lartë të Bashkësisë Islame dhe Kishës Ortodokse.