Arbëri

Mjetet e privatizimit të destinohen për zhvillim ekonomik, edhe për të mbështetur sektorin privat

Mjetet e privatizimit të destinohen për zhvillim ekonomik, edhe për të mbështetur sektorin privat

Agjencia Kosovare e Privatizimit në fondet e mirëbesimit ka grumbulluar mbi 842 milionë euro.

Në Buxhetin e Republikës së Kosovës janë transferuar mbi 326 milionë euro, dhe sipas Ligjit të AKP-së, këto mjete që transferohen, dedikohen për investime kapitale përkatësisht për zhvillim ekonomik. Ekspertët për çështje të ekonomisë thonë se me këto fonde është dhënë ideja e krijimit të një banke që do të ndihmonte zhvillimin e sektorit privat.