Arbëri

AAK-ja nis përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme

AAK-ja nis përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme partiake, në të gjitha nivelet e organizimit të saj.

Sipas një njoftimi nga AAK-ja, kryesia ka formuar grupin punues për plotësimin e Platformës programore të partisë dhe grupin punues për ndryshimet e Statutit të AAK-së. Aty, sipas njoftimit, përfshihet mënyra e zgjedhjes së organeve drejtuese të partisë në sistemin një delegat – një votë.