Arbëri

Studentët e UP-së protestojnë para MASHT-it për ndarjen e bursave

Foto: Koha

Studentë të disa drejtimeve në Universitetin e Prishtinës janë duke protestuar para Ministrisë së Arsimit kundër vendimit të MASHT-it për ndarjen e bursave.

Ata po e cilësojnë këtë vendim si diskriminues, pasi siç thonë ministri ka marrë vendim që bursa të ketë vetëm për disa fakultete të caktuara, raporton “Koha Ditore”.

Image
Foto: Koha

Për këtë, i kanë bërë thirrje ministrit Shyqiri Bytyqi që ta anulojë vendimin. Nëse nuk ndodhë një gjë e tillë, ata paralajmërojnë bojkotim të procesit mësimor.

Në këtë protestë po marrin pjesë studentë të Fakultetit të Arteve, Fakultetit Filozofik dhe e të disa drejtimeve të Fakultetit të Mjekësisë.