Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.
Në këtë takim të zhvilluar në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, u diskutua për marrëdhëniet Kosovë-SHBA dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.
Lideri i PDK-së Kadri Veseli, ka vlerësuar lart rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve duke rikonfirmuar qartë pozicionin e Partisë Demokratike të Kosovës në raport me këtë partneritet.
Partneriteti i Kosovës me SHBA-të është garancë e stabilitetit të vendit tonë dhe e rajonit, si dhe e proceseve integruese që sigurojnë ardhmëri prosperuese për të gjithë./KSP
Artikuj të ngjashëm
-
Krasniqi pret në takim Hovenierin: Thelbësore ruajtja e partneritetit me SHBA-në
-
Mustafa e Osmani takohen me Palmerin, flasin për sundimin e ligjit e dialogun me Serbinë
-
Pacolli takon Palmerin
-
Thaçi takon Reekerin dhe Palmerin, ritheksohet mbështetja e SHBA-së për Kosovën euroatlantike
-
Veseli takon Wilsonin, thotë se presin mbështetje nga SHBA-ja për dialogun me Serbinë