Seanca për “Pronton” vazhdon të hënën

Seanca për “Pronton” vazhdon të hënën
Shqyrtimi i gjyqësor në rastin ‘Pronto’ do të vazhdojë të hënën.
Në këtë seancë prokurorja speciale, Drita Hajdari do të propozojë prova të reja e që sipas saj nuk kanë qenë të përfshira deri tash, raporton Koha Ditore.
Diskutim i tensionuar mes Hajdarit e Hotit në seancën për “Pronton”
Prokurorja speciale, Drita Hajdari dhe kryetari i trupit gjykues, Shashivar Hoti kanë pasur diskutim të tensionuar.
Hajdari ka konsideruar se dëshmia e Hoxhës është ‘kurrgjë hiç’.
Me tone të larta ka hedhur akuza ndaj trupit gjykues se nuk po i trajton palët në mënyrë të barabartë ( v.j prokuroren dhe të akuzuarit), raporton Koha Ditore.
Ajo ka thënë se një orë është dëgjuar dëshmitari duke folur për procedura.
“Po na e shpjegon ligjin”, ka thënë ajo.
Sipas Hajdarit në emër të ‘ekonomizimit të kohës në gjykim’ kjo gjykatë i ka konstatuar të gjitha provat e lexuara ndërsa tani po dëgjohet një dëshmitar i tillë.
Kryetari i trupit gjykues, Shashivar Hoti ka thënë se është e drejta e të akuzuarve se kë e propozojnë dëshmitarë ndërsa është çështje tjetër se a e konsideron të rëndësishëm trupi gjykues këtë dëshmi.
Hoti me tone të larta të zërit ia ka ndërprerë disa herë fjalën Hajdarit.
“Ulu, ulu”, i është drejtuar asaj.
E ka rikujtuar që ajo vetë ka vendosur të mos propozojë dëshmitarë por ua ka sjellë si provë Ligjin për Ndërmarrje Publike.
“Ligji nuk është provë”, ka thënë anëtari i trupit gjykues, gjyqtari Beqir Kalludra.
Hoxha mohon se është bërë kryesues i bordit të drejtorëve në “Infrakos” në bazë të kritereve politike
Ka nisur përsëri seanca në rastin e njohur “Pronto”
Kandidati i PDK-së për deputet Sejdi Hoxha ka thënë se bashkëpartiakun e tij, ish-ministrin Besim Beqaj e njeh si ‘profesor universitar e ish-ministër të Zhvillimit Ekonomik’, raporton Koha Ditore.
Hoxha i cili është duke u intervistuar nga avokati i Beqajt, Besnik Berisha ka sqaruar procedurat se si e kishte marrë një pozitë publike në vitin 2011.
Hoxha që sipas raportimeve të mediave në zgjedhjet e fundit ka marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet nga radhët e PDK-së ka mohuar që në vitin 2011 përzgjedhja e tij si kryesues i bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike ‘Infrakos’ të jetë bërë në bazë të kriterit politik.
Hoxha ka thënë që me Beqajn nuk ka biseduar kurrë për ndonjë emërim të jashtëligjshëm. Ai ka thënë se të gjitha procedurat e hapjes së konkursit, zhvillimit edhe të renditjes se kandidatëve janë bërë nga bordi i ndërmarrjes. Më pas, sipas tij, procedura ka kaluar në Zyrën e Kryeministrit. Kryeministër në këtë kohë ishte ish-kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi.
Pauzon trupi gjykues në rastin “Pronto” - në pritje të Elhami Gashit
Ende pa nisur mirë seanca në rastin e njohur si “Pronto”, trupi gjykues ka marrë vendim që seanca të shkojë në pushim disa minuta, pasi janë në pritje të të akuzuarit Elhami Gashi.
Siç raporton Koha Ditore, gjatë seancës së sotme pritet të dëshmojnë në cilësinë e dëshmitarëve Sejdi Hoxha e Hasan Ibraj.
Prokurorja speciale, Drita Hajdari ka thënë se e kundërshton dëgjimin e këtyre dëshmitarëve pasi që sipas saj me dëshmitë e këtyre të ftuarve nuk vërtetohet asgjë.
Në këtë çështje penale janë të akuzuar njëmbëdhjetë persona me funksione të larta zyrtare: ish-deputeti Adem Grabovci, Besim Beqaj, Zenun Pajaziti, dy ish-sekretarë të përgjithshëm, Elhami Gashi dhe Xhavit Dakaj, ish-zëvendësministri Fatmir Shurdhaj, këshilltari politik në MPB Sadat Gashi, ish-drejtori i bordit të ndërmarrjes publike “Radoniqi-Dukagjini” në Gjakovë Ismet Neziraj, ish-drejtori i bordit të ndërmarrjes publike “Hidro-Drini” në Pejë Rexhë Abazi, ish-kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit Nijazi Kryeziu dhe ish-shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Gjini: Kjo do të jetë gara ime e fundit për të parin e Gjakovës

Kurti dhe shefi i EULEX-it: Duhet aktivizim më i madh i prokurorive në luftimin e krimit

Dogana dhe ATK-ja tejkalojnë projeksionet buxhetore

Ipeshkvi Gjergji pas sulmit në xhaminë e Tiranës: Aktet e tilla s’duhet të ndodhin në shoqërinë tonë

Abdixhiku: LDK-ja do të jetë opozitë e reformuar

Në Shqipëri mbërrijnë 208 mijë vaksina kineze Sinovac

Basha akuzon Ramën për plagosjen në zyrat e PD-së: Do të marrë përgjigjen e merituar me votë

Gjermania konfirmon mbështetjen ndaj Kosovës për sigurimin e vaksinave

Tash e 4 muaj nuk u intervenua në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Jashari e Tahiri përkujtojnë Idriz Rrecajn në 22-vjetorin e rrëmbimit të tij nga forcat serbe, kërkojnë ndriçimin e këtij krimi

Pesë të vdekur dhe 100 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri
