Arbëri

Kandidatja për ambasadore të SHBA-së në Tiranë: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi, jo i dobishëm

Kandidatja për ambasadore të SHBA-së në Tiranë: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi, jo i dobishëm

Fitorja e zgjedhjeve në Kosovë nga Lëvizja Vetëvendosje u bë sot pjesë e diskutimeve në Komisionin për Politikë të Jashtme në Senatin e SHBA-së, ku midis të tjerëve, po dëgjohet edhe kandidatja për ambasadore në Tiranë, Yuri Kim.

Senatorja Jeanne Shaheen e pyeti Kimin për deklaratat e Albin Kurtit, kandidatit për kryeministër, për një integrim edhe më të madh midis Kosovës dhe Shqipërisë, çka ka shkaktuar shqetësime te Serbia sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.