
Opinionisti Armend Muja në Rubikon të KTV-së ka thënë se nuk pret që të ketë zgjerim të Bashkimit Evropian të paktën edhe për 10 vjetët e ardhshme.
“Ajo çka e dimë ne tash është se të paktën deri në vitin 2025 nuk do të ketë hapa premtues, pastaj nëse merret edhe ratifikimi e kështu me radhë, do të thotë brenda 10 vjetëve nuk e ki zgjerimin e parë që ndodh në Ballkan”, ka thënë Muja.
“Ne në Kosovë i njohim katër BE. Një për vizat, një për MSA-në, një për dialogun dhe një si stimulator për bashkëpunimin rajonal", ka thënë ai.
Mirëpo, sipas Mujës, nga asnjë prej këtyre Kosova nuk është që ka pasur ndonjë benefit.
“Sa i përket MSA-së, Kosova i ka rezistuar reformave të brendshme, sidomos në dy vjetët e fundit pasi ka pasur një qeverisje të çoroditur”, ka shtuar ai.