Arbëri

Deri të mërkurën mot i qëndrueshëm në Kosovë

Deri të mërkurën mot i qëndrueshëm në Kosovë
 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot me temperatura të larta për këto ditë të fundit të muajit tetor, do të vazhdojë deri ditën e martë, e më tej, nga e mërkura pritet destabilizim i motit, sa i përket fushave termike, pasi që, vlerat e dy ekstremeve të temperaturave do të shënojnë rënie.

Sipas institutit, vranësira të cilat vijnë nga pjesa jugë perëndimore e kontinentit, do të krijojnë kushte për reshje shiu, por jo të intensitetit të lartë dhe nuk do ta përfshijnë gjithë territorin me të njëjtin intensitet, kurse në vise malore me lartësi mbidetare mbi 1600 metra, reshjet e shiut mund të shoqërohen edhe me fjolla bore.