Arbëri

“Gjakova 98’99” dorëzon sot 102 kallëzime penale ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte

“Gjakova 98’99” dorëzon sot 102 kallëzime penale ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte

Shoqata për Krimet e Luftës “Gjakova 98’99” dorëzon sot kontingjentin e trembëdhjetë të padive me rreth 102 kallëzime penale të bëra nga qytetarët e Gjakovës ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte.

Dorëzimi i padive dhe dokumenteve bëhet në Departamentin e Krimeve të Luftës në Prishtinë, në ora 11.00, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.