Arbëri

Tahiri: Qeveria e ardhshme duhet të jetë pa Listën Serbe, Kurti nuk varet nga ta

Tahiri: Qeveria e ardhshme duhet të jetë pa Listën Serbe, Kurti nuk varet nga ta
 

Njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri, në një prononcim për EkonomiaOnline thotë se qeveria e ardhshme duhet të jetë pa Listën Serbe, pasi që konsideron se kjo parti do t’i sjell vetëm probleme Kosovës.

Ai thotë se Kurti e ka obligim të ketë një ministër serb, por jo me çdo kusht ai duhet të jetë nga radhët e Listës Serbe. Beson se Kurti nuk do të varet nga kjo listë, pasi thotë se ai i ka votat për të formuar qeverinë me shumicë shqiptare.