Arbëri

Bizneset po gjobiten për shkak të mungesë së përshkrimit të produkteve në gjuhën shqipe

Foto: Ilustrim
 

Në Kosovë edhe më tej vazhdojnë të shiten mallra apo produkte të ndryshme, të cilave u mungon deklaracioni në gjuhën shqipe. E për këtë vetëm gjatë këtij viti janë shqiptuar 74 gjoba për operatorët ekonomik. Organizatat të cilat mbrojnë të drejtat e konsumatorëve thonë se mosdeklarimi i mallrave me përbërje në gjuhën shqipe, rrezikon shëndetin e kosovarëve nga konsumimi i këtyre produkteve të importuara.

Edhe pse kjo çështje është e rregulluar me “Ligjin për Konsumatorët” dhe me Kushtetutë, shumë prej produkteve ushqimore dhe të medikamenteve në tregun dhe dyqanet në Kosovë nuk kanë përmbajtje në gjuhën shqipe.