Arbëri

Raporti përfundimtar dhe ai i zgjeruar për rastin e vdekjes së Astrit Deharit [Dokumente]

Familja Dehari dhe avokati Tomë Gashi, kanë marrë sot raportin përfundimtar si dhe raportion e zgjeruar për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, të përpiluar nga ekspertët e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore.

Në fund te ky raport, si pikë e pestë e Përfundimeve thuhet: “Si përfundim, hipoteza e vetëvrasjes së z. Dehari Astrit me mjetet e paraqitura nga mjekët ligjorë nuk duket e vërtetë. Për këtë arsye rrethanat e vdekjes së z. Dehari Astrit janë, sipas mendimit tonë, të përfshira me një dyshim të intervenimit të personit të tretë në procesin fatal. Ekzaminimet plotësuese janë të nevojshme për të përjashtuar intervenimin e personit të tretë në vdekjen e z. Dehari Astrit”.

Një kopje të këtij raporti e ka siguruar edhe Koha Ditore. Të plotë mund t’i lexoni më poshtë: