Arbëri

18 organizata të grave përfitojnë grante prej 66 mijë euro

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) gjatë një konference për media ka shpallur zyrtarisht përfituesit e granteve të Fondit të Grave të Kosovës me shumën prej 66 mijë eurosh.

Këto grante janë mundësuar nga Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencia Austriake për Zhvillim dhe përfituese janë gjithsej 18 organizata.

Drejtoresha ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rugova tha se përmes kësaj iniciative po kontribuohet në zbatimin e strategjisë aktuale të RRGK-së për vitet 2019/2022, e cila synim ka fuqizimin e gruas.

Sipas saj, raundi i 13-të i granitit i ka përfshirë edhe projektet e grave që jetojnë në veri të Kosovës.

Rugova bëri të ditur që së shpejti do të fillojë edhe raundi i 14-të i graniti i cili synim do ketë fuqizimin e vajzave.

“Qëllimi kryesor i fondit është që të impelemtojmë bashkë strategjinë e Rrjetit të Grave të Kosovës, dhe ju tashmë e dini se e kemi strategjinë e re 2019-2022 dhe kemi akoma jashtëzakonisht punë për të bërë dhe me këtë motivacion me këtë zotim që ju e keni dhënë para vetës dhe ju po zbatoni. Unë jam e sigurt që me strategjinë do e implementojmë mbi 98 për qind, unë jam e sigurt se përsëri do kemi sukses së bashku. Ky është raundi i 13 komisionit i fondit të grave të Kosovës i ka përzgjedhur 18 organizate 2 janë në partneritete”, tha ajo.

Kurse, koordinatorja ekzekutive pranë Zyrës së Përfaqësueses së Posaçme të BE-së në Kosovë, Annnette Fath Lihic tha se Bashkimi Evropian është krenar që po përkrah gratë kosovare përmes këtyre granteve, derisa theksoi se një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë tutje.

Ajo tha se legjislacioni i Kosovës për barazi gjinore është i mirë por që mbetet sfidë implementimi i tij si në nivelin lokal, ashtu edhe qendror.

Lihic ka këshilluar qeverinë e re që agjendën gjinore ta ketë prioritet.

“Është përgjegjësi e të gjithë liderëve që ju keni zgjedhur t’i ruajnë të drejtat e qytetarëve, e grave dhe burrave dhe tani jemi në një fazë ku të gjithë jemi duke pritur rezultatet lidhur me qeverinë e re, por kjo është diçka që u përket juve dhe të gjithë liderëve tuaj që të kenë çështjen e agjendës gjinore si një nga prioritetet tuaja”, u shpreh ajo.

Ndërsa, udhëheqësi i administratës dhe këshilluesi i sektorit privat në Agjencinë Austriake për Zhvillim, Arsim Aziri tha se i kushtojnë shumë kujdes dhe rëndësi barazia gjinore të jetë e përfshirë në çdo aktivitet dhe projekt.

“Është raundi i 13-të deri më tani dhe ne jemi më së të kënaqur që ky po vazhdon dhe do vazhdojmë edhe tutje por ne si ADA nuk e kemi vetëm këtë, e përkrahim Rrjetin edhe në të gjitha aktivitetet tjera në aktivitete për fuqizim të gruas dhe vajzave për interesat e tyre, për involvimin në politikë, fuqizimin në politikë, barazinë gjinore. Mandej si organizatë të juaja edhe Agjencioni Austriak për Zhvillim në të gjitha projektet shohim dhe i kushtojmë shumë kujdes dhe rëndësi barazia gjinore të jetë e përfshirë në çdo aktivitet dhe projekt”, u shpreh ai.

Rrjeti i Grave të Kosovës ka ndarë 16 grante për 18 organizata të saj anëtare dy prej të cilave janë partnere.

Disa nga organizatat përfituese të grantit të 13 është Femrat Aktive të Gjakovës, NVO “Svfet e Andjela”, Doën Sindrom Kosova, Kosovo Advocacy Group, Lulishtja, Udruzenje Poslovnih Zena WBA, Hareja, etj./KsP/