“Blic”: Serbia refuzoi ofertën “e padenjë” amerikane për njohjen e Kosovës

“Blic”: Serbia refuzoi ofertën “e padenjë” amerikane për njohjen e Kosovës

24 October 2019 15:04

E përditshmja e Beogradit, “Blic” shkruan se SHBA i ofruan Beogradit sjelljen në Serbi të kompanive më të mëdha (për të investuar) në shkëmbim të njohjes të pavarësisë së Kosovës prej saj, përcjell Koha.net.

Këtë ofertë, sipas kësaj gazete, Beogradi e refuzoi.

Kjo gazetë shkruan më tutje se i dërguari special i presidentit amerikan për Kosovën, Richard Grenell, kohë më parë u kërkoi Beogradit e Prishtinës të arrijnë marrëveshje mbi njohjen reciproke, ndërsa për këtë do të fitonin “shpërblim në formë ekonomike, do të organizohet konferencë investuese”.

Siç shkruan “Blici” ai premtoi se do të ftojë disa nga kompanitë më të mëdha botërore që të investojnë në Serbi, por “siç pritej, nuk ndeshi në përkrahje” nga Beogradi, transmeton Koha.net.

Gazeta rikujton se edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është i matur kur bëhet fjalë për konferencë ndërkombëtare për Kosovën, një ide që figuron pavarësisht nga ajo për investime, dhe shton se nëse ndodh kjo, patjetër në të duhet të marrin pjesë të gjitha fuqitë e mëdha.

Sipas “Blicit”, shihet qartë se ka ndryshuar taktika amerikane kur bëhet fjalë për Kosovën, dhe tash SHBA, që deri vonë kanë mbështetur idenë që “nyja kosovare të zgjidhet përmes shkëmbimit të territoreve ose ripërcaktimit të kufirit”, vazhdojnë ta kushtëzojnë Serbinë, gjë që u pa edhe gjatë vizitës së Grenellit në Beograd.

Kjo gazetë shton se duke pasur parasysh mospajtimet midis Berlinit e Parisit, Uashingtoni përpiqet të nxjerr nga loja BE-në dhe ta marrë mbi vete, ndër të tjera, zgjidhjen e kësaj çështjeje.

të SHBA-së, Donald Trump, “nuk i intereson thelbi, ai kryesisht mendon sa spektakulare do të ishte që marrëveshja të nënshkruhej në Washington, në Shtëpinë e Bardhë, meqë i duhet spektakli”, citon kjo gazetë bashkëbiseduesin, sipas saj, nga qarqet diplomatike.

Ai shton se për të ky do të ishte një sukses në garën për mandatin e dytë presidencial dhe do të ishte si Marrëveshja e Daytonit për Bill Clintonin, transmeton Koha.net shkrimin e kësaj gazete.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme