Arbëri

GAP: Nëse qeveria e re i përmbahet premtimeve, kursen rreth 15.5 milionë euro

GAP: Nëse qeveria e re i përmbahet premtimeve, kursen rreth 15.5 milionë euro
Foto: Ilustrim/Koha

Instituti GAP ka publikuar një grafikë në bazë të së cilës thuhet se nëse qeveria e re i përmbahet premtimeve që ka bërë deri tash, mund të ketë përfitime e kursime rreth 15.5 milionë euro.

Me zvogëlimin e qeverisë sipas premtimeve zgjedhore të partive Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), të cilat pritet të arrijnë koalicion qeverisës, sipas kalkulimeve të Institutit GAP, buxhetit të Kosovës do t’i kursehen rreth 15.5 milionë euro për një mandat qeverisës.