Arbëri

Prokuroria heton katër komuna në bazë të raporteve të Auditorit

Foto: Driton Paçarada / Koha
 

Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës - Njësitin e Krimeve Ekonomike, kanë nisur hetime në Komunën e Ferizajt, Hanin e Elezit, Kaçanik dhe në Shtime, lidhur me gjetjet e raportit të Auditorit të Përgjithshëm për vitin e kaluar.

Po ashtu, të mërkurën, edhe organizata joqeveritare “Avonet” nëpërmjet një shkrese zyrtare u ka kërkuar organeve të prokurorisë t’i nisin hetimet lidhur me një varg shkeljesh ligjore për Komunën e Ferizajt, të cilat janë dëshmuar si gjetje nga Auditori i Përgjithshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.