Shqipëria, Kosova dhe Serbia diskutojnë praktikat e formimit profesional dhe të punësimit

Shqipëria, Kosova dhe Serbia diskutojnë praktikat e formimit profesional dhe të punësimit

23 October 2019 15:30

Praktikat më të mira në lidhje me formimin profesional dhe punësimin u diskutuan në konferencën finale të programit rajonal SEED Step II, e cila u mbajt në Serbi dhe në të cilën morën pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia.

Përfaqësues të drejtorive rajonale të shërbimit të punësimit të Shkodrës, Korçës, Pukë ndanë me përfaqësuesit e vendeve partnere, praktikat dhe modelet e arritura në Shqipëri nëpërmjet programit SEED Step II.

Ky program financohet nga qeveria Austriake.

Praktikat e administrimit të kurseve profesionale, koordinimi institucional dhe me sektorin privat, inisiativat e përbashkëta mes institucioneve në vend ishin disa prej shembujve që Shqipëria u solli partnerëve në rajon/ATSH.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme