Arbëri

Njëvjetori i vrasjes se ekstremistit grek Kacifas shton tensionet në Dropull

Njëvjetori i vrasjes se ekstremistit grek Kacifas shton tensionet në Dropull

Teksa afron data kur bëhet një vit që nga vrasja e ekstremistit grek Konstantinos Katsifas nga forcat RENEA, rrjetet sociale 'vlojnë' si nga pala greke ashtu edhe nga pala shqiptare.

Së fundmi mediat greke kanë njoftuar se të shtunën në mëngjes (26/10/2019) në varrezat e fshatit Bularat, ku prehet ekstremisti grek Konstantinos Katsifas, do të vijnë grekë të organizuar në shenjë përkujtimi për vrasjen e tij nga forcat RENEA.