19 persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, duke çuar numrin total të të vdekurve në 1.878.
Ndërkaq nga 6.079 mostra të marra, kanë rezultuar pozitivë 279 persona apo 4.58 për qind. Që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 158.675 raste pozitive.
Në këtë periudhë janë shëruar 1.269 persona, ndërkohë numri total i të të shëruarve është 143.333.
Rastet aktive janë 12.464.
Gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 18.960 vaksina anti-COVID, ndërsa numri total i dozave të administruara në Kosovë që nga fillimi i vaksinimit është 1.129.250.
Artikuj të ngjashëm