19 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë të enjten.
Bëhet e ditur se janë shëruar 16 qytetarë, ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.470.
Në total numri i rasteve aktive është 415.
Në të njëjtën periudhë janë administruar 126 vaksina anti-COVID. Në total mbi 101 mijë qytetarë kanë marrë nga tri doza të vaksinës.