Kurti takon në Londër Wellerin, flasin për situatën në Kosovë e Ballkan

Kurti takon në Londër Wellerin, flasin për situatën në Kosovë e Ballkan

20 October 2019 16:49

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka bërë të ditur se ditë më parë gjatë vizitës në Londër është takuar me profesorin e njohur të Universitetit të Cambridge-it, Marc Weller me të cilin ka biseduar për situatën aktuale në Kosovë, Ballkan dhe të ardhmen në Evropë.

“Gjatë vizitës në Londër, parmbrëmë takuam edhe profesorin e mirënjohur nga Universiteti i Cambridge-it, z. Marc Weller, ekspert i të drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe i studimeve ndërkombëtare kushtetuese. Në Klubin e Reformistëve ku dikur shkruanin e diskutonin jo vetëm politikanë e kryeministra por edhe shkrimtarë të famshëm prej H. G. Wells te E. M. Forster, biseduam për situatën në Kosovë, raportet në Ballkan dhe të ardhmen e Evropës”, ka thënë Kurti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme