​Fassino: Refuzimi i negociatave i pajustifikueshëm

​Fassino: Refuzimi i negociatave i pajustifikueshëm

19 October 2019 17:13

Shtyrja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në BE, është një gabim i rëndë, që sjell zhgënjim ndaj shpresave të këtyre vendeve dhe që i heq shkëlqimin besueshmërisë së unionit, deklaroi zëvendëspresidenti i Komisionit të Jashtëm të parlamentit italian, Piero Fassino.

“Për më tepër ky vendim ishte i pajustifikuar, sepse bëhej fjalë jo për anëtarësim të menjëhershëm, por për hapjen e negociatave, që kërkojnë disa vite për arritjen në një përfundim”, thekson Fassino, i cili ka qenë edhe ish-ministër i Drejtësisë.

”Një bllokim i pakuptueshëm nga pak vende. Një konfirmim për tejkalimin e kriterit të unanimitetit”, theksoi ai, transmeton ATSH.

“Italia, përherë në favor të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, duhet të manifestojë gjithë afërsinë e saj me këto vende duke forcuar akoma rolin e sponsorit të integrimit të tyre evropian”, përfundoi Fassino.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme