Arbëri

Riatdhesohen 100 shtetas shqiptarë azilkërkues në Francë, Belgjikë e Gjermani

Riatdhesohen 100 shtetas shqiptarë azilkërkues në Francë, Belgjikë e Gjermani

Tiranë, 17 tetor - Ministria e Brendshme njofton se gjatë ditës së mërkurë janë riatdhesuar 100 shtetas shqiptarë nga Franca, Belgjika e Gjermania

Në vijim të organizimit të operacioneve të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë në situatë të parregullt qëndrimi në territorin francez, belg e gjerman, si edhe për persona apo familje, të cilëve u është refuzuar azili, u zhvillua një operacion riatdhesimi, në bashkëpunim me Frontex-in.