Arbëri

Hahn: Vota negative për Shqipërinë e Maqedoninë V. nuk stimulon as Kosovën e Serbinë

Foto: Koha

Komisioneri evropian për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn, ka paralajmëruar shtetet anëtare se mos-marrja e vendimit pozitiv për hajen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të ndikojë në mundësitë në rajon, veçanërisht në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

“Nëse Maqedonia e Veriut nuk shpërblehet si duhet, nuk do të ketë stimuj që Serbia dhe Kosova të hyjnë në dialog domethënës për bashkëjetesën e ardhshme të dy vendeve, sepse e vetmja mundësi për to është perspektiva e BE-së”, ka thënë Hahn, transmeton Koha.net.

Hani këto komente i ka bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, i cili u ka bërë thirrje liderëve të shteteve anëtare të BE-së që të marrin vendim pozitiv për hapje të negociatave për vendin e tij.