Presioni ndërkombëtar e detyron Tahirin të mos i emërojë njëanshëm noterët e kontestuar Foto: Koha

Presioni ndërkombëtar e detyron Tahirin të mos i emërojë njëanshëm noterët e kontestuar

Saranda Ramaj Saranda Ramaj 15 October 2019 17:26

Ministri në largimi i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se nuk do të bëjë asnjë veprim në lidhje me emërimin e noterëve e që është në kundërshtim më ambasadat e huaja në Kosovë.

Në një bisedë për “Kohën Ditore” Tahiri ka thënë se për 3-4 ditë do të “kuptohen veprimet e tij në lidhje me noterët” dhe se është në konsultim për këtë çështje me misionet diplomatike.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me misionet diplomatike që kanë treguar interesim për këtë çështje. Nuk do të ndërmarr asnjë hap të njëanshëm që mund ta dëmtojë procesin e noterisë në Kosovë”, ka thënë Tahiri për gazetën.

Një ditë me parë Zyra e BE-së në Kosovë ka kërkuar nga ministri Tahiri që të mos emërojë asnjë noterë dhe këtë çështje të ia lë në dorë qeverisë se re. Por gjatë ditës se hënë Tahiri përmes një komunikate të lëshuar nga MD-ja ka këmbëngulur që procesi I noterëve do të përfundohet siç ka thënë ai në përputhje me ligjin. Pas kësaj komunikate ka reaguar ambasadori I Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt I cili ka paralajmëruar mosnjohjen e akteve noteriale nëse vazhdohet ky proces.

Për dallim nga komunikata e djeshme Tahiri sot ka thënë që vendimet e tij në lidhje me procesin e emërimit ose jo të noterëve do të bëhen në koordinim me përfaqësuesit e ambasadave.

“Koha Ditore” dhe KTV janë mediumet e para që kanë raportuar për dyshimet për parregullsi në këtë proces.

Pas raportimit të mediave të “Kohës” kanë reaguar katër herë në reagime të përbashkëta organizatat: COHU; Columbus; Demokraci për Zhvillim (D4D); Demokracia Plus (D+);Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF); Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS); Iniciativa për Progres (INPO); Instituti Demokratik i Kosovës (KDI); Instituti EPIK; Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD);Lëvizja FOL.

Pas raportimeve të gazetës kundër procesit të përzgjedhjes se noterëve të rinj në formën siç po synon ta bëjë ministri Tahiri janë deklaruar edhe dy organizata ndërkombëtare.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme