Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Specialja fton edhe dy pjesëtarë tjerë të UÇK-së për intervistim

Foto: Koha / ilustrim

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe dy ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Fatmir Sopin dhe Sejdi Veselin.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka thënë se të gjithë ata që janë të ftuar nga kjo Gjykatë do të dalin faqebardhë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sapo mora lajmin që Gjykata Speciale ka dërguar ftesë për anëtarin e kryesisë, njëherësh kryetarin e degës së Prishtinës Fatmir Sopi dhe veteranin e UÇK-së Sejdi Veseli”, ka shkruar ai në facebook.

Gucati sot paradite ka njoftuar se ftesë nga Gjykata Speciale ka marrë edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Beka, i cili ndryshe njihet edhe si kirurgu i UÇK-së, për veprimtarinë e tij të madhe gjatë kohës së luftës, ku në kushte të vështira bënte operimin e të plagosurve.

Lexo edhe: Fadil Beka, i ftuari i radhës nga Specialja