Bulliqi: Shqiptarët të ndërpresin ndërtimin, e malazezët rrënimin e staneve në zonën kufitare Foto ilustrim

Bulliqi: Shqiptarët të ndërpresin ndërtimin, e malazezët rrënimin e staneve në zonën kufitare

14 October 2019 18:56

Kryesuesi i kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, njofton se ky komision ka vizituar zonën kufitare Kosovë – Mali i Zi, në pjesën e Ishtedimit dhe ka parë nga afër zhvillimet në terren.

“Duke analizuar zhvillimet dhe vijën kufitare, Komisoni apelon që të mos ndërmerren aktivitete për ndërtim të staneve të reja nga ana e qytetarëve të Kosovës në atë pjesë, dhe njëkohësisht të ndërpriten edhe aktivitetet për rrënimin e të njëjtave nga autoritetet e Malit të Zi, ngase bëhet fjalë për zonë kufitare dhe të drejtat sendore ndërkufitare do të definohen me Marrëveshjen Ndërshtetërore për Kufi”, ka shkruar Bulliqi.

Sipas tij, “ndryshimi i gjendjes faktike në terren, nuk i kontribuon punës së Komisionit në përgjithësi, e Trupës punuese në veçanti”.

“Andaj është tepër e nevojshme përmbajtja nga veprimet e njëanshme jo vetëm në Ishtedim, por në të gjithë brezin kufitar në përgjithësi”, ka thënë Bulliqi.

Mali i Zi ka nisur ditë më parë ka nisur rrënimin e staneve të kosovarëve në kufi, duke shfaqur kështu shqetësim te banorët e zonës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme