Arbëri

GAP: Deri në 45% rritje të shpenzimeve publike më 2018 në raport me 2017

Foto: Koha / ilustrim
 

Instituti GAP ka bërë një analizë të shpenzimeve publike të Qeverisë së Kosovës, duke i krahasuar të dhënat e vitit 2018 me ato të një viti më parë.

GAP-i, duke u thirrur në raportin vjetor financiar 2018 të Ministrisë së Financave, potencon se gjatë vitit 2018, të gjitha institucionet publike kanë shpenzuar në total rreth 20 milionë euro për reprezentacion, përdorim të telefonave mobil, karburante për vetura si dhe mëditje për udhëtimet brenda dhe jashtë vendit.