Puna e telashet që e presin qeverinë e re trajtohen në të dielën me “Koha Ditore”

Ridvan Hamza Ridvan Hamza 12 October 2019 23:00

“Mali i problemeve që e pret qeverinë e re” - është titulli i temës së javës në të dielën me Koha Ditore, ku analizohen sfidat në shumë fusha për ekzekutivin në ardhje.

Për ballafaqimin me pasojat e vendimeve elektorale deri te rimëkëmbja e ekonomisë, drejtësisë e arsimit, mendimin e tyre e japin njohës të këtyre fushave.

Në intervistë për temën flet Agron Demi nga instituti GAP, që tregon se cilët faktorë do të ndikojnë në jetëgjatësinë e qeverisë.

Për veprimtarinë e Asamblesë Komunale në Prizren, por këtë herë asaj të fëmijëve, e themeluar tash e 5 vjet, mësoni më shumë në rubrikën Kosovarçe.

Nga Bota, vijnë dy reportazhe interesante, njëri për sekretet e shtetit që konsiderohet më i pastërti në botë, dhe njëri për ishullin në Estoni, të dominuar nga gratë.

Faqet e Kulturës, mes tjerash, këtë javë sjellin një profil të piktorit Vehbi Murati dhe artistes hungareze Agota Vegson.

Talenti i ri pejan, Albin Berisha, flet për basketbollin dhe ballafaqimin e tij me idhullin Dardan Berisha, e përveç kësaj, në Sport mësoni se çka pos Milot Rashicës, e lidh klubin gjerman Werder Bremen me Kosovën.

Këta janë vetëm disa prej artikujve që mund t’i eksploroni në gazetë këtë javë, e ka edhe shumë materiale interesante në mbi 80 faqe të së dielës me Koha Ditore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme