Arbëri

Pala serbe s’po e zbaton marrëveshjen e IBM-së në pikëkalimet kufitare

Pika e përbashkët kufitare Kosovë-Serbi në Mutivodë është funksionalizuar që nga korriku i këtij viti, ndonëse kjo është dashur të ndodhte në vitin e kaluar.

Ndonëse pala kosovare është vendosur në objektin e ri të financuar nga Bashkimi Evropian, pala serbe vazhdon të qëndrojë në objektin e vjetër duke mos e respektuar marrëveshjen, raporton KTV.