Arbëri

FSK vendos radar në Aeroportin e Gjakovës

FSK vendos radar në Aeroportin e Gjakovës

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe drejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Bahri Nuredini, kanë nënshkruar marrëveshjen për vendosjen e radarit në hapësirën e Aeroportit të Gjakovës.

Kjo marrëveshje është nënshkruar bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 14/98, të datës 18 prill 2019, për dhënien në shfrytëzim në kohë të pacaktuar të Aeroportit të Gjakovës për nevojat strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.