Arbëri

Ambasada në Prishtinë: I dërguari special për dialogun Serbi-Kosovë, post kyç në administratën e Trumpit

Ambasada në Prishtinë: I dërguari special për dialogun Serbi-Kosovë, post kyç në administratën e Trumpit
 

Prishtinë, 4 tetor - Ambasada e SHBA në Prishtinë përmes një komunikate për media, duke konfirmuar emërimin e Richard Grenellit për të dërgur special të presidentit Trump për dialogun Serbi-Kosovë, vlerëson se Trump kështu shprehi qëllimin për ta emëruar një individ në post kyç në administratën e tij.

Richard Grenell nga Kalifornia, do të shërbejë njëkohësisht si i dërguar special Presidencial për negociatat paqësore të Serbisë dhe Kosovës, dhe si ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën Federale të Gjermanisë, thotë komunikata.