Arbëri

Lavrovi thotë se SHBA-ja po tenton ta revidojë marrëveshjen e Brukselit dhe ta fusë Kosovën në NATO

Lavrovi thotë se SHBA-ja po tenton ta revidojë marrëveshjen e Brukselit dhe ta fusë Kosovën në NATO
 

Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, ka deklaruar sot se SHBA-ja po tenton të revidojë marrëveshjen e Brukselit, në pjesën e saj ku flitet për Asociacionin e komunave serbe, në mënyrë që “ta tërheqin Kosovën në NATO” dhe atje të mbajnë bazën e tyre ushtarake.

Në këtë kontekst, Lavrovi ka kujtuar se para katër vjetësh është nënshkruar marrëveshja për formimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, me të cilën garantohen të drejtat gjuhësore, kulturore e fetare të serbëve.