Cakaj: Anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe njohja e pavarësisë, masë e vendosjes së drejtësisë historike

Cakaj: Anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe njohja e pavarësisë, masë e vendosjes së drejtësisë historike

01 October 2019 08:47

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj është takuar me nënsekretaren e përgjithshme për Çështjet Politike dhe Paqendërtuese në OKB, Rosemary DiCarlo.

Cakaj shprehet se “gjatë pjesëmarrjes në punimet e sesionit të 74 të Asamblesë së Përgjithshme, takova edhe nënsekretaren e përgjithshme për Çështjet Politike dhe Paqendërtuese në OKB, Rosemary DiCarlo

“Takimi përmbajti veçanërisht tre gjëra me rëndësi: Së pari, nënvizuam hollësisht mbështetjen e Shqipërisë për rritjen e efektivitetit të operacioneve paqeruajtëse të ndërmarra nga organizata dhe përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e “Fondit për Ndërtimin e Paqes”. Së dyti, theksuam fuqishëm nevojën e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në OKB dhe njohjen e pavarësisë së saj prej të gjitha vendeve anëtare si masë e vendosjes së drejtësisë historike dhe pranimit të realitetit objektiv. Së treti, shpalosëm programin e Shqipërisë në shërbim të kandidaturës së Shqipërisë për vendin e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit për vitin 2022-2023”, thekson Cakaj.

Ministri theksoi se ”Shqipëria do të jetë gjithmonë një partner i besueshëm e faktor konstruktiv në marrëdhënie dypalëshe e organizata shumëpalëshe në përgjithësi”/ATSH.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme