Arbëri

Rukiqi: Bizneset në Kosovë ballafaqohen me barriera për qasjen në financa

Descriptive Text

Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Bankën Botërore kanë organizuar punëtori për “Gatishmërinë e Ballkanit Perëndimor për Investime të Ekuitetit Privat”, punëtori kjo që synon përmirësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se rritja dhe zhvillimi i bizneseve në Kosovë po ballafaqohen me disa barriera të brendshme dhe të jashtme.

Si barrierë të jashtme të të bërit biznes ai e përmendi qasjen në financa , ndërsa si barrierë të brendshme e bizneseve tha është aspekti i planifikimit biznesor, orientimi strategjik dhe raportimi financiar.

“Nëse e shohim mjedisin e jashtëm të kompanive në vitin 2018 si barrierë që na është shfaqur për rritjen dhe zhvillimin e kompanive sidomos të ndërmarrjeve të vogla është qasja në financa dhe çdo mundësi investuesi dhe çdo mundësi financimi alternativ nga ajo çka kemi tash në sektorin financiar në Kosovë gjithmonë është e mirëseardhur në kuptim që rrit qasjen në financa për kompanitë tona. Në anën tjetër kur i analizon barrierat e brendshme të kompanive na del që në aspektin e planifikimit biznesor, orientimit strategjik dhe në anën tjetër vetë të raportimit financiar të kompanive kemi ngecje të konsiderueshme që kompanitë tona i lënë koxha në nivel problematik të gjetjes alternativave financiare”, tha Rukiqi.

Kurse, përfaqësuesi i Bankës Botërore në Kosovës, Marco Montavanelli tha se Banka Botërore ka mbështetur ndërmarrjet e mesme dhe të vogla në Ballkanin Perëndimor, derisa shprehu zotimin se një përkrahje e tillë do të vazhdoj tutje.

Sipas tij motori i ekonomi të vogla si kjo e Kosovës është sektori privat prandaj tha se përmes kësaj punëtorie po ofrohet mundësi për të rritur njohuritë për burimet alternative për financim të sektorit privat.

Përfaqësuesi i Bankës Botërore theksoi se projektit e konkurrueshmërisë për NVNM ofrojnë qasje në financim dhe mundësi për rregullimin e legjislacionit dhe rritjen e inspektimeve.

“Ne e dimë që financimi me anë të ekuitetit ose kapitalit neto për momentin ofron opsione të kufizuara në Ballkanin Perëndimor, por po ashtu kemi arsye të besojmë se është në rritje e sipër dhe që në të ardhmen madje mund të shndërrohet në burim shumë më të rëndësishëm të financimit për zhvillimin e sektorit privat në krahasim me sot....05’29Sot Banka Botërore vazhdon të mbetet e zotuar për të forcuar rolin kapacitetet e sektorit privat në rajon dhe Kosovë në veçanti ne jemi të vetëdijshëm në mënyrë akute që ekonomitë e vogla kanë nevojë për sektor privat të gjallërishëm i cili është në gjendje të prodhoj dhe eksportoj, duhet që t’i zgjeroni tregjet tuaja. Dhe një prej opsioneve është qasja në financa dhe ka edhe dimensione të tjera dhe ne si Bankë Botërore përpiqemi aq sa mundemi që t’i përqendrojmë kapacitetet dhe resurset tona për të ndihmuar”, u shpreh ai.

Përfaqësuesi i Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, Vaddim Delleu tha se kjo punëtori synon përmirësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Ai tha se projekti për “Gatishmërinë e Ballkanit Perëndimor për Investime të Ekuitetit Privat” është financuar nga Bashkimi Evropian me 3.5 milionë euro.

Delleu duke folur për projektin EDIF të Bashkimit Evropian tha se përmes këtij projekti janë financuar 4 mijë kompani në Ballkanin Perëndimor duke gjeneruar 10 mijë vende të reja të punës.

“Ky projekt i ofron Kosovës asistencë për ta përafruar legjislacionin e Kosovës me akin e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare sa i përket transparencës financiare, informacionit financiar, prodhimit financiar të cilat janë elemente kyçe për qasje në kapitalin me rrisk dhe për kapitalet e llojeve të tjera....10’55 EDIF është një nismë që është lansuar në vitin 2012 me qëllim që të përmirësohet financimi i NMVM në rajon është i vetmi platformë e investimeve që merr parasysh ekspertizën e ekspertëve të 27 vende të ndryshme të BE-së...BE ka investuar diku 150 milionë në këtë platformë gjerë tani që ka mobiluar 700 milionë për financim të kompanive të ndryshme për NMVM në përgjithësi”, tha ai.

Në këtë event mësimor rreth mundësisë së qasjes në financa nga sektori privat të pranishëm ishin përfaqësues nga biznese të vogla dhe të mesme në Kosovë./ksp