Arbëri

Shoqëria civile kërkon pezullimin e konkurseve para zgjedhjeve, institucionet heshtin

Ka një kohë që Ligji për Zyrtarët Publikë ka hyrë në fuqi, por ky lajm duket të mos ketë mbërritur nëpër disa institucione.

E radhës ka qenë Ministria e Punëve të Brendshme, që i është referuar ligjit tashmë të shfuqizuar, atij për Shërbimin Civil, në konkursin e shpallur më 14 shtator, raporton KTV.