Arbëri

Liberalizimi i vizave për Kosovën s’është në agjendën e BE-së as këtë vit

Liberalizimi i vizave për Kosovën s’është në agjendën e BE-së as këtë vit

Edhe pse deri në fund të vitit janë edhe dy takime të Këshillit të Ministrave të BE-së, në asnjërën nga to nuk është përfshirë çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Njohësit e integrimeve evropiane thonë se kjo është pasojë e mungesës së rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përderisa Zyra e BE-së në Prishtinë përsërit qëndrimin e vazhdueshëm për rend e ligj në Kosovë.