Arbëri

Ivanoviq: Përmendorja në Brezovicë nuk është dëmtuar, është ulur vetëm shtiza

Ivanoviq: Përmendorja në Brezovicë nuk është dëmtuar, është ulur vetëm shtiza

Komandanti i Policisë së Kosovës në Shtërpce, Dragan Ivanoviq, ka demantuar shkrimet e disa mediave në gjuhën serbe se është dëmtuar përmendorja e viktimave të Luftës II Botërore në Brezovicë, përkatësisht se prej tij është hequr flamuri i Serbisë dhe kryqi.

“Nuk ka ndodhur drejtpërdrejtë dëmtimi i përmendores, nuk është e vërtetë ajo që raportojnë mediat se është hequr kryqi. Një shtizë flamuri njëmend është hequr, por ajo nuk është thyer dhe as nuk është dëmtuar”, i ka thënë Ivanoviq portalit KoSSev, transmeton Koha.net.