Sërish tërmet në Shqipëri

Frikë nga tërmetet, shumë qytetarë vërshojnë rrugët e Tiranës e Durrësit

22 September 2019 22:22
23:45

Një tërmet i rënë rreth orës 22:10 ka kthyer edhe një herë frikën tek qytetarët në Shqipëri.

Sipas tch, sheshet kryesore të Tiranës dhe të Durrësit kanë nisur të vërshohen nga shumë qytetarë, si pasojë e frikës nga tërmetet.

Frika u shtua edhe pas raportimeve në mediat shqiptare se një tërmet i madh do të vijë shpejtë.

Ndaj këtyre raportimeve kanë reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes dhe kryeministri Edi Rama që kanë lutur qytetarët të mos bien pre e njoftimeve të tilla “sepse nuk ka asnjë parashikim shkencor për tërmete”.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka thënë se do të bëjnë çmos që të dënohen ata që përhapin informata të rreme që ngjallin panikun duke treguar se sipas kodit penal, kjo vepër është e dënueshme me burg.

Në këtë konferencë për media, një ekspert seizmiologjik deklaroi se “tashmë ngjarja e fuqishme ka përfunduar”, duke shtuar se lëkundjet më të vogla pasuese e tërmetit të së shtunës vijnë me trend zbritës dhe se kjo do të thotë stabilizim i gjendjes.

22:22

Sërish tërmet në Shqipëri

Lëkundje të tjera të forta janë ndier sërish në Shqipëri, të dielën në mbrëmje.

Mësohet se 4 ishte magnituda e tërmetit.

Dyshohet se epiqendra e tërmetit ishte më afër Tiranës se ai i së shtunës.

Në dy ditët e fundit në Shqipëri vazhdimisht janë ndier lëkundje të tokës, por që s’kanë qenë të fuqisë së madhe sikur tërmeti i mesditës të shtunën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme