Arbëri

Surroi: Zgjedhjet e reja, koha e fundit për një kthesë politike në Kosovë

Surroi: Zgjedhjet e reja, koha e fundit për një kthesë politike në Kosovë

Publicisti Veton Surroi, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se zgjedhjet e 6 tetorit janë shumë të rëndësishme dhe do të duhej të shënonin një kthesë politike në Kosovë. Surroi thotë se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të ndërtojë një platformë dhe konsensus me partitë politike për përfaqësimin e Kosovës në bisedimet me Serbinë të cilat pritet të intensifikohen me përfshirjen më të madhe amerikane.

Zëri i Amerikës: Zoti Surroi, Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 6 tetor. Si i shihni këto zgjedhje dhe sa janë të rëndësishme ato për Kosovën dhe zhvillimet aktuale brenda e jashtë saj?