Arbëri

“Kurti duhet të japë llogari për transformimin e tij”

Për analistin Agon Maliqi, aseti kryesor elektoral i Vetëvendosjes është Albin Kurti.

Maliqi po vëren se Kurti po e përçon njëfarë energjie sikur është rasti i fundit që të bëhet kryeministër dhe në njëfarë forme e ka betejë personale që ajo përcarja që ka ndodh është dicka që i ka rezistu dhe nuk i ka bërë dëm Vetëvendosjes.

Por sipas Maliqit, Kurti është transformuar goxha shumë, dhe se ajo që është pyetje sipas tij, është llogaria që duhet t’i kërkohet për këtë ndryshim.

“Për sa kohë që kërkojmë llogari prej liderëve që kanë pasur pushtet, te Kurti ky lloj transformimi ka ndodh në njëfarë sikur s’ka ndodh, pa e mbajtur një lloj përgjegjësie për ato”, ka thënë Maliqi, në Rubikon të KTV-së.

“Kurtin nuk e kemi parë duke e arsyetuar bindshëm këtë transformim sepse tani kemi pyetjen se cilit duhet t’i besojmë. A mund të ndryshojë tutje nëse vjen në pushtet”, ka thënë Maliqi.

Ismet Kryeziu ka thënë se Kurti po transformohet në ato pika që në njëfarë mënyre publiku ia ka kërkuar që të transformohet, duke theksuar në mënyrë të veçantë pranimin e simboleve shtetërore.

Sipas Kryeziu, Kurti veç ka nisur të sillet si kryeministër.

Në anën tjetër, Brikenda Rexhepin nga Koha Ditore, ka thënë se nuk e sheh problem faktin se Kurti ka ndryshuar në disa çështje. Sipas saj, më problem është shembulli që kjo parti ka dhënë në Prishtinë, në mandatin e parë qeverisës.

“Ka dëshmuar se nuk është në gjendje të krijojë ekip për të shtyrë përpara ato politika që tingëllojnë mirë kur janë të shkruara”, ka thënë Rexhepi.

Betim Musliu i IKD-së, ka thënë se koha po punon që Kurti të jetë kryeministër.

Image