Arbëri

Edhe në Prishtinë u protestua për ndryshimet klimatike

Edhe në Prishtinë u protestua për ndryshimet klimatike
Foto: Koha

Një prej 5 mijë protestave të planifikuara në mbarë botën si pjesë e lëvizjes globale për ruajtjen e klimës, është mbajtur në Prishtinë.

Një numër aktivistësh,vendës e ndërkombëtarë kanë marrë pjesë në marshin protestues nëpër sheshet e kryeqytetit, që ka përfunduar para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, raporton KTV.