Arbëri

“The Economist” për Kuçovën, nga shesh pëllumbash në bazë të NATO-s

“The Economist” për Kuçovën, nga shesh pëllumbash në bazë të NATO-s

Prestigjiozja “The Economist” i ka kushtuar një artikull bazës ajrore të Kuçovës, aty ku pritet që NATO të investojë 50 milion dollarë, për ta shndërruar në një bazë ajrore për forcat e saj.

Artikulli nis me një përshkrim të bazës ajore në gjendjen aktuale, ku thekson se “vetëm pëllumbat janë që përdorin aktualisht bazën ajrore të Kuçovës”, shkruan The Economist. Ndërkohë, sipas kësaj gazete, punimet për ta kthyer aeroportin e Kuçovës në një bazë ushtarake të NATO-s, pritet të nisin në fillim të vitit 2020.