Demokracia Studentore kërkon hetim për punësimet pa kritere në Fakultetin e Mjekësisë

Demokracia Studentore kërkon hetim për punësimet pa kritere në Fakultetin e Mjekësisë

20 September 2019 09:53

Organizata për monitorimin e universiteteve publike në Kosovë ”Demokracia Studentore” kërkon nga Prokuroria e Shtetit që të fillojë hetimet mbi punësimet e paligjshme që po ndodhin në Universitetin e Prishtinës ”Hasan Prishtina”.

Mexhid Ramusa nga Demokracia Studentore ka thënë se rektori i Universitetit të Prishtinës Marian Dema dhe disa dekan të fakulteteve që një kohë të gjatë ushtrojnë ndikimin e tyre duke punësuar militant partiak dhe vartës të tyre pa i plotësuar kriteret mbi bazën e konkurseve publike.

“Ne si organizatë kemi mjaft dëshmi për t’i ofruar prokurorisë së shtetit që të fillojnë hetimet për keqpërdorimet që po bëhen në UP, si te punësimet ashtu edhe te buxheti i cili përdoret për interesa personale të rektorit dhe vartëseve të tij. Qe ka keqpërdorime dhe kurdisje te konkurseve u dëshmua edhe në fakultetin e mjekësisë ku një studente e doktoratës me notën mesatare 10.0 e cila i ka plotësuar të gjitha kriteret profesionale dhe ju ka mohuar e drejta për të pranuar si asistente e jashtme pas”, thuhet në reagim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme