Arbëri

​Haradinaj uron Arba Kokalarin për postin e zv.presidentes në PE për PPE-në

Descriptive Text

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj e ka uruar Arba Kokalarin, shqiptaren e parë që u zgjodh sot zëvendëspresidente e Parlamentit Evropian për grupin më të madh parlamentar të Partive Popullore (EPP).

Kokalari ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se sot ka marr këtë post.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Urime të përzemërta për Arba Kokalarin, shqiptaren e parë që u zgjodh sot Zëvendës-Presidente e Parlamentit Europian për grupin më të madh parlamentar të Partive Popullore (EPP).

Nuk ka nder e mburrje më të madhe për Kosovën sesa përjetimi i arritjeve kulmore e meritore të brezit të ri të shqiptarëve në botë.

Të priftë e mbara, Arba!