Arbëri

Palmer për VOA: Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të jetë e gatshme të suspendojë taksën

Palmer për VOA: Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të jetë e gatshme të suspendojë taksën

Mathew Palmer, i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor i tha Zërit të Amerikës se administrata amerikane mbetet e angazhuar në Ballkan.

Në këtë intervistë, ai foli mbi përparësitë në detyrën e re si i dërguar i posaçëm, si dhe mbi pritshmëritë e SHBA-së për Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.